20/05/2014-Presidenti Nishani dekoron Shkëlqesinë e Tij, zotin Heinz Fischer me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 19/05/2014, nr. dekreti 8569 Shkëlqesisë së Tij, zotit Heinz Fischer “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Për ndihmesën e jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-austriake. Presidenti i vendit mik, Avokatit të Pavarësisë së Shtetit të Parë Shqiptar dhe të interesave strategjikë të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.