19/1/2015-Presidenti Nishani dekoron Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak Spitalor të Shën Gjonit të Jerusalemit të Rodit dhe të Maltës, Lartësinë e Tij Më të Shquar, Fra’ Matthew Festing me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 19/1/2015, nr. dekreti 8901 Princit dhe Mjeshtrit të Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak Spitalor të Shën Gjonit të Jerusalemit të Rodit dhe të Maltës, Lartësisë së Tij Më të Shquar, Fra’ Matthew Festing  “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Për kontributin e veçantë e të çmuar në forcimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës; për ndihmesën e dhënë në integrimin e shtresave në nevojë e në vështirësi ekonomike, të familjeve e grupeve shoqërore pa përkrahje, përmes arsimimit dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor të tyre, kryesisht në zonën e Veriut të vendit; si dhe për asistencën civile gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999 dhe emergjencave të tjera civile në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit”.