11/03/2015-Presidenti Nishani dekoron Babain Emir të Katarit, Lartësinë e Tij, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 06/03/2015, nr. dekreti 8989 Babait Emir të Katarit, Lartësisë së Tij, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Lartësia e Tij i ka dhënë forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve; për mbështetjen e të drejtave të popullit shqiptar në Ballkan; për ndihmesën e pakursyer në rimëkëmbjen ekonomike e sociale të Shqipërisë; si dhe për nxitjen e investimeve direkte të Katarit në Shqipëri”.