A2, kanali televiziv i lajmeve në partneritet ekskluziv me CNN, ka nisur zyrtarisht procesin e rekrutimit të stafit në Shqipëri. Aktualisht, A2 po kërkon të punësojë profesionistë për një sërë rolesh, si gazetarë dhe redaktorë, kameramanë, montazhierë, producentë si dhe profesionistë të tjerë të medias për pozita teknike dhe administrative.
Të gjithë kandidatët janë të ftuar të regjistrohen përmes platformës online të rekrutimit. Drejtimi i A2 ka shpjeguar që po kërkon njëkohësisht profesionistë me përvojë si dhe të rinj të talentuar, me integritet, që kërkojnë të thellojnë njohuritë e tyre.
A2, i cili është kanali informativ në partneritet ekskluziv me CNN në Shqipëri, parashikohet të nisë transmetimin brenda vitit 2018, dhe aktualisht është në procesin e prokurimit dhe implementimit të teknologjive të fjalës së fundit, të cilat do të vendosen në studiot dhe zyrat ekzistuese pranë ABA BusinessCenter, në Tiranë.
Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet CNN dhe A2 pritet të ketë një ndikim të ndjeshëm në tregun shqiptar të medias, sipas Roland Nikolaou, i cili është Drejtor i CNN InternationalCommercial për Partneritet për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.
Nikolaou shpjegoi strategjinë e CNN për të ndërtuar një rrjet global filialesh, duke zgjeruar përmbajtjen e tij dhe standardet gazetarisë së pavarur në të gjithë botën.
“Vendosëm të ndërtojmë partneritet me Gener 2 për materializimin e televizionit të lajmeve A2, i cili do të jetë partneri ynë ekskluziv në Shqipëri”, tha ai gjatë një takimi të fundit në Tiranë.
Nikolaou vuri në dukje që CNN do ta mbështesë A2 në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe trajnimin e stafit dhe fuqizimin e prodhimit të lajmeve sipas praktikave dhe standardeve të CNN. Një program trajnimesh me ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonalë, do të zbatohet për stafin shqiptar përgjatë vitit 2018, në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shqipëri.
Televizioni A2 do të prodhojë lajme lokale për audiencat shqipfolëse duke bashkëpunuar ngushtë me rrjetin e CNN për shkëmbimin e përmbajtjes. Ndërsa lajme nga rrjeti i CNN do t’u transmetohen audiencave shqipfolëse përmes A2, ky i fundit do të ofrojë lajmet më të rëndësishme lokale për CNN International.
Themelimi i televizionit A2, si partneritet ekskluziv ndërmjet CableNewsNetwork (CNN) dhe kompanisë shqiptare Gener 2, u njoftua për herë të parë në shkurt 2018. Zyrat dhe studiot e tij qendrore do të jenë në Tiranë, me qendra lajmesh në qytete të tjera të Shqipërisë dhe në vendet e rajonit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pendarovski: Duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit
Kamberi: Rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Ndalimi i kosovarëve në Serbi, Gërvalla: Vuçiqi nisi t’i jetësojë kërcënimet pas votimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE
"Zyrtarja e Policisë së Kosovës ende është duke u intervistuar nga policia serbe", flet pasagjeri i autobusit "Bici Com" që po mbahet në kufirin Serbi-Hungari
Kërkesë për interpelancë në parlamentin e Zvicrës për Kosovën - këto janë pikat që pritet të diskutohen
Bujar Osmani: Kam më shumë informacione mbi Banjskën, do ta informoj Qeverinë
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës dërgohet në Rashkë, Qalaj: BIA serbe do t’i bëjë presion për informata sekrete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE