The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20111002213816/http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=203628&ref=kerko
23:21 Serial "Te humbur" R
00:18 Newsroom
Programi i plote
PUBLICITET
Prokuroria liron krerët e gardës
09/02/2011 15:45
Facebook

Prokuroria liron krerët e gardës
Në mesnatë policia ka ekzekutuar një tjetër urdhër-ndalimi për zyrtarët e gardës, i cili ishte në detyrën e komandantit të njësisë speciale, si dhe epror i gardistit tjetër, tashmë në pranga, Agim Llupo.

Alfred Ahmetcenaj dyshohet se ka qenë urdhëruesi i Llupos, i cili është vënë nën akuzë për tejkalim kompetencash me pasojë vrasjen.

Ahmetcenaj ishte paraqitur mbrëmë natën në prokurori për t’u marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me ngjarjen e 21 janarit dhe pas dëshmisë është ndaluar nga policia.

Tashmë, si Ahmetcenaj ashtu edhe Llupo duhet të presin vendimin e gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Sipas një njoftimi zyrtar të prokurorisë, gjashtë zyrtarë të gardës janë dorëzuar dhe janë marrë në pyetje për disa orë, përgjatë gjithë natës së të martës.

Në përfundim të seancës hetimore, prokurorët kanë vendosur lirimin e komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe drejtuesve Dashamir Shehi, Aleksandër Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollciaku.

Ndërsa për Ahmetcenajn u vendos dërgimi në gjykatë për vlerësimin e masës së sigurisë, së bashku me Agim Llupon, i cili u ndalua mesnatën e së hënës.

Për disa ditë me radhë prokuroria kërkoi ndalimin e zyrtarëve të gardës për të mundësuar marrjen e tyre në pyetje për llogari të hetimeve.




Lajmet kryesore

Prokuroria liron krerët e gardës Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht
Rama: Me Berishën takohem vetëm para shqiptarëve

Miqësia Shqipëri-SHBA
89 vjet miqësi Shqipëri-SHBA
“Koha për një debat publik”
Regjistrimi, Nurja: Procesi ka nisur mbarë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Kriza Financiare, Regjistrimi, Veriu i Kosovës, Aksidente rrugore, Lindja e Mesme, Vrasja e gjyqtarit
Top Channel 2001-2011
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.