The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20150822190111/http://www.oranews.tv:80/vendi/veliaj-ne-farke-do-ndertohet-terminali-i-autobusave-per-juglindjen/
Prezanton administratorin, Veliaj: Në Farkë do ndërtohet terminali i autobusave për juglindjen
21/08/2015, 19:34 Nga: Manjola Hasa

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar administratorin e Farkës dhe ka garnatuar realizimin e një sërë projektesh madhore në këtë zonë. Bashkia do të ndërtojë terminalin lindor të autobusëve në Farkë me qëllim disiplinimin e trafikut dhe uljen e ndotjes.

Në Farkë, do të ndërtohet terminali lindor për automjetet që vijnë nga Pogradeci, Korça dhe veriu i Greqisë me qëllim shmangien e trafikut të Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se me këtë disiplinim të trafiku do të ulet dhe ndotja pasi Tirana vijon të ketë një ndotje 3 herë mbi normat e lejuara të BE.

 Erion Veliaj: Është një mënyrë se si ne disiplinojmë trafikun në Tiranë dhe se si shmangim skenat e shëmtuara që shkaktojnë trafik dhe ndotje në qytetin e Tiranes ku cdo furgon dhe autobus i shkakton ja pak stres Tiranës.

Kryebashkiaku  inspektoi punimet për Liqenin e Farkës për të cilin ka dhënë garancinë se  ky liqen do të jetë njëri nga 5 parqet e Tiranës.

Erion Veliaj: Parku i Liqenit të Farkës plotëson premtimin dhe angazhimin tonë për 5 parqet e Tiranës: parkun e Vaqarrit, Kasharit, liqenit të Tiranës, parkun e Dajtit dhe tani të Farkës

Deklaratat Veliaj i bëri nga farka pasi prezantoi Admir Abrijën si administrator të kësaj njësie.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento