About us
About us

British Council është organizatë ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe mundësi në arsim. Ne krijojmë njohuri miqësore dhe mirëkuptim  midis njerëzve të Britanisë së Madhe dhe shteteve tjera.  Ne e bëjmë këtë duke dhënë një kontribut pozitiv në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet me të cilat punojmë -  ndryshojmë jetën e njerzve duke krijuar mundësi, duke ndërtuar marrëdhënie dhe besim.

Ne punojmë në mbi 100 shtete në mbarë botën në fushën e artit dhe kulturës, gjuhës angleze, arsimit dhe shoqërisë civile. Vitin ekaluar kemi arritur mbi 75 milion njerëz drejtpërdrejtë dhe 758 milionë njerëz në përgjithësi duke përfshirë internetin, transmetimet dhe botimet. Themeluar në vitin 1934, ne jemi një organizatë bamirëse e Mbretërisë së Bashkuar, qeverisur nga Statusi Mbretëror dhe nga institucioni publik I Mbretërisë së Bashkuar.  

Ne veprojmë në Shqipëri që nga viti 1994. Në Shqipëri ne punojmë çdo vit me mijëra studentë, mësues, politikë-bërës, akademikë, kërkues, artistë dhe sipërmarrës.