<img src="https://web.archive.org/web/20201007172732im_/https://certify.alexametrics.com/atrk.gif?account=LZWZt1ah9W20em" style="display:none" height="1" width="1" alt="">
The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20201007172732/https://abcnews.al/celesi-i-qytetit-per-kengetaren-nexhmije-pagarusha/

“Çelësi i Qytetit” për këngëtaren Nexhmije Pagarusha

schedule17:00 - 7 Maj, 2018

schedule 17:00 - 7 Maj, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës  nderoi me “Çelësin e Qytetit” këngëtaren Nexhmije Pagarusha, e cila festoi edhe 85-vjetorin e lindjes. E njohur si bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Pagarusha u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë.

Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi Pagarushën si simbol i pakontestueshëm te artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët. Këngët e saj, u shpreh kryetari i bashkisë, janë trashëgimia më e mirë që i lihet brezit të sotëm për të njohur të shkuarën e Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptar./abcnews.al