<img src="https://web.archive.org/web/20201010155422im_/https://certify.alexametrics.com/atrk.gif?account=LZWZt1ah9W20em" style="display:none" height="1" width="1" alt="">
The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20201010155422/https://abcnews.al/kryebashkiaku-veliaj-i-jep-celesin-e-qytetit-kengetares-se-njohur-emeli-sande/

Kryebashkiaku Veliaj i jep “çelësin e qytetit” këngëtares së njohur Emeli Sande

schedule12:36 - 30 Nëntor, 2017

schedule 12:36 - 30 Nëntor, 2017

“Çelësi i Qytetit” për këngëtaren Emeli Sande. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ia dorëzoi britanikes në një pritje të organizuar në bashki ku i tha se është kthyer në frymezim për shumë të rinj e të reja.

“Ju e dini se dikur prindërit tanë mbanin kopje çelësash në shtëpi, sepse prona private nuk lejohej dhe e vetmja gjë që njerëzit quanin pronë ishte shtëpia e tyre. Prandaj, duke bërë një kopje çelësash dhe duke ua dhënë ato miqve, ishte njësoj sikur prindërit thoshin: “Po japim gjithçka kemi”. Ndaj për ne, dhënia e çelësave të shtëpisë, është një moment shumë i rëndësishëm. Në emër të qyteti të Tiranës, unë ju jap “Çelësin e Qytetit”, si një kujtesë për t’u rikthyer sërish dhe gjithmonë do të gjeni një derë të hapur. E vlerësojmë shumë vizitën tuaj, e duam muzikën tuaj dhe mendoj që jeni një frymëzim për shumë të rinj të cilët thonë: Ajo ia doli, edhe unë mund t’ia dal”- tha Veliaj

“Është një nder i madh të jem këtu si një performuese në një event të tillë. Vetëm në kaq pak kohë pashë që ishte shumë bukur dhe u ndjeva e mirëseardhur nga mikpritja”- u shpreh Sande.

Këngëtarja britanike Emeli Sande ishte e ftuara e Bashkisë së Tiranës me rastin e “Natës së Bardhë”.  Mbrëmjen e 29 nëntorit ajo këndoi hitet e saj më të mira për qytetarët që kishin dalë për ta ndjekur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Filmimet u shpërndanë për mediat nga zyra e shtypit e bashkisë./abcnews.al