The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20201026140838/https://top-channel.tv/2020/10/19/celesi-i-qytetit-per-robin-krasniqin-boksieri-shqiptar-u-shpall-pak-dite-me-pare-kampion-bote/

Çelësi i qytetit për Robin Krasniqin/ Boksieri shqiptar u shpall pak ditë më parë kampion bote

19/10/2020 19:53

Pak ditë më parë sytë e mijëra shqiptarëve ishin të fiksuar në ekranin e vogël për ndeshjen që i jepte shansin e brezit kampion bote Robin Krasniqit, dhe shqiptari nuk na zhgënjeu.

Boksieri shqiptar i sapo shpallur kampion bote ishte këtë të hënë në Tiranë, ku u nderua me Çelësin e qytetit nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Jam shumë i lumtur që Robin Krasniqi, kampioni ynë i botës, i krejt shqiptarisë, na ka respektuar qytetin. Ti na ke bërë krenar! Historia jote më bëri shumë përshtypje, është historia e dikujt që nuk ka fituar me të parën dhe nuk i ka shkuar jeta fjollë, por që është rrëzuar, është ngritur, është rrëzuar, është ringritur dhe sot është kampion bote. Historia jote frymëzon djem dhe vajza të rinj, të cilët duhet të kuptojnë se, suksesi nuk vjen në ndeshjen e parë, suksesin nuk ta sjellë babaose nëna me njohje, me pasuri,me parti ose me politikë, por vjen nga ata që përpiqen, përpiqen, përpiqen dhe nuk dorëzohen”

Boksieri nga Juniku që pas triumfit në ring nuk vonoi për për të rrëmbyer flamurin kuqezi e për të festuar, nuk i fshehu emocionet.

“Jam shumë, shumë i lumtur që kthehem pas 21 vitesh. Dikur isha një emigrant. Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që në kryeqytetin e Shqipërisë së madhe, në Tiranë, i biem dy tituj të botës dhe është një nder shumë i madh ta marr këtë Çelës. Kam shumë kujtime të mira nga Tirana, shoh sesa ka ndryshuar, por është një nder, një respekt, një krenari e madhe ta marr këtë çmim”

Boksieri nga Juniku, Robin Krasniqika shkruar histori,duke u bërë shqiptari i parë i shpallur kampion i botës në boks në kategorinë gjysmë të rëndë, pasi mposhti gjermanin Dominic Boesel. Për Krasniqin ishte hera e tretë që luftoi për titull bote, në një nga katër versionet e mëdha të boksit profesionist

Top Channel