The Wayback Machine - https://web.archive.org/web/20141113064337/http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=148417
Gazeta Shqiptare Online

| Nr. 5293 Viti XVIII
ONLINE
aa|| Kerko:a   
|| Faqet e Gazetës
   EDITORIAL
   Faqe 2-3
   Faqe 4-5
   Faqe 6-7
   Faqe 8-9
   Faqe 10-11
   Faqe 12-13
   Faqe 14-15
   Faqe 16-17
   Faqe 18-19
   Faqe 20-21
   Faqe 22-23
   Faqe 24-25
   Faqe 26-27
   Faqe 28-29
   Faqe 30-31
   MILOSAO
   BLUETOOTH

|| Bluetooth në PDF
 
Daniel Schinasi: Mos ndiqni mod�n, ju largon nga vetja
» D�rguar m�: 22/05/2014 - 06:46


Artisti Daniel Schinasi, themelues i Neofuturizmit, prej ditësh në Tiranë, është ndalur dje për një ligjëratë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Thelbi i fjalës së tij ishte një mesazh për artistët e rinj: Mos ndiqni modën, sepse ju largon nga vetja. Do të humbisni origjinalitetin. Në bisedën e lirshme mes tij, drejtorit të GKA, Artan Shabani dhe artistëve të pranishëm,
Schinasi, këshilloi që arti nuk duhet krijuar për t'u shitur, pasi nëse ky është qëllimi i të krijuarit, vlerat e tij bien për shkak të asaj që mund të konsiderohet si ndotje e merkatos së artit. Një tjetër moment në të cilin u ndal artisti, ishte ai i ccmimeve marramendëse të veprave. Schinasi erdhi në Shqipëri si i ftuari i Institutit Italian të Kulturës. Ai mbajti dy masterclass me studentët e Departamentit të Arteve Pamore të Universitetit të Arteve dhe do të mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit kushtuar atij, "Le juif italien d'Alexandrie", në prani të regjisorit Giuseppe la Rosa. Dokumentari rrëfen në 36 minuta karrierën e dendur artistike të piktorit të famshëm, i cili ka lindur në Aleksandri, Egjipt në vitin 1933 nga një familje sefardite me origjinë livorneze, dhe sot e ndan jetën e tij mes rivierës franceze dhe fshatit toskan. "Le juif italien d'Alexandrie" fillon nga pranvera e vitit 2009, kur komuna e Cascina-s, në provincën e Pizës, i ngarkon M. Schinasi-t të krijojë një seri pikturash për të festuar 400-vjetorin e shpikjes së teleskopit të Galileos. Artisti lë Nizza-n duke u nisur drejt Casino di Terra për të filluar punën. Ndërsa punon, artisti i rrëfehet kameras, siç pasqyrohet në kanavace. Bisedon me miqtë, me gruan, me veten e tij. Kujtimet e një jete shfaqen gradualisht dhe ndërkohë shikuesi zbulon se ka shumë gjëra që ai i tërheq nga e kaluara e tij dhe i hedh në punë. Format dhe ngjyrat lindin dhe zhvillohen nga vetë kujtimet, mërgimi i dhimbshëm nga vendlindja, Egjipti, ende djeg shpirtin e artistit dhe e vë atë në lëvizje. Pra kështu, ne zbulojmë se si ai ka ndërtuar stilin që sot e dallon nga të tjerët dhe kuptojmë se si për të kryer një vepër të tillë, është e nevojshme të bëjë një bilanc të një ekzistence që, në rastin e tij ka ditur gjithmonë të rezistojë. Artisti do të jetë në Tiranë të hënën më 19 maj dhe të martë, 20 maj.
Printo D�rgo me e-mail
 
 

Ndalohet rreptësisht prodhimi i faqes ose një pjese të saj pa kërkuar një leje të shkruar.
Copyright 2012 GAZETA SHQIPTARE
Përdorimi i lajmeve mund të bëhet duke përmendur burimin, nëse jo, kjo është një shkelje e të drejtave.