Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, Haxhinasto: Projekti përfundon në 2019
25/06/2016
25/06/2016
Projekti është shpallur fitues nga Bashkimi Europian në kuadër të mbështetjes për Ballkanin perëndimor.
“Studimi është përfunduar. Është një projekt i detajuar i këtij segmenti. Në Samitin e Parisit, më 4 korrik, besoj se do të bëhet zyrtarisht dhënia e grantit, 85 milionë euro dhe na mbetet ne të shohim mundësitë për pjesën tjetër, e cila do të gjendet ose nga buxheti i shtetit, ose nga mundësi të tjera”, deklaron Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.
Zbatimi do të mbetet në vartësi të sigurimit të fondeve të tjera, por mendohet se brenda 2019-s do të ketë përfunduar si projekt. Ky i fundit parashikon një linjë krejtësisht të re në të gjithë komponentët dhe ristrukturim të kompanisë së hekurudhave.
“Do të jetë një rikonceptim i plotë duke filluar nga traseja, por edhe nga mjetet lëvizëse”, saktëson Haxhinasto.
BE ka rënë parimisht dakord edhe për projektin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit dhe për Durrës-Pogradec-Lin, deri në kufi me Maqedoninë, për të cilët janë dhënë dy grante për realizimin e studimit të fizibilitetit. Vetë ministria po harton një plan për rikthimin e linjave hekurudhore brenda portit të Durrësit.
/ Top Channel
- Vëllai i “Kim”: E vrava se postonte foto provokuese
- Arrestohet çifti shqiptar. Zbulohen komunikimet me terroristin e Nicës
- Superjahti me 20 metra pishinë
- Gjyqtarja arratiset nga Durrësi 12 orë përpara se të merrej vendimi për arrestimin
- A mund të jetë “grushti” 4-orësh një sajesë e Erdogan?
- Meta kërkon qeveri teknike, pas miratimit me konsensus të reformës
- Skandali, Majkëll Xhekson donte të martohej me Emma Watson kur ishte 11 vjeçe
- SHBA: Turqia të mos e shkelë “vijën e kuqe” me insinuatat mbi grushtin e shtetit
- SHBA, 3 policë qëllohen për vdekje në Luiziana
- Pamje mahnitëse nga bregdeti britanik